Kthehu tek Kategoria
M-ONE Bremsenreiniger

M-ONE Bremsenreiniger

Pastrues dhe degresues me avullim të shpejtë për frena, friksione dhe pjesë makinerish.

Pastrues ideal për përdorim në industri dhe metej. Përdoret gjatë montimit, riparimit dhe mirëmbajtjes së pjesëve makinerike të ndotura me vajra apo yndyrëra. Përmbajtja e lartë e përbërësve aktivë mundëson një pastrim intensiv dhe me veprim të shpejtë. Redukton zhurmën, punon pa lënë mbetje, nuk është korroziv dhe nuk dëmton pjesët prej gome apo plastike. Ideal për përdorim në: frena, embrejazh, pjesë të motorit etj. Aplikimi: Spërkateni sipërfaqen e ndotur nga një distancë prej rreth 20 cm dhe lëreni të rrjedhë. Pastaj fshini pjesët me një leckë të tharë. Në rast ndotjeje të rëndë, përsëriteni procesin disa herë.
Baza KimikePërzierje benzine speciale me avullim të shpejtë
KarakteristikatPa mbetje, jo korroziv, nuk dëmton gomën dhe plastikën (rekomandohet test paraprak)
Distanca e Spërkatjesrreth 20 cm
Zonat e AplikimitFrena me disk dhe tambur, ferota, pjesë friksioni, pjesë makinerish me vaj dhe yndyrë
Vendi i ProdhimitGjermani & Holandë

Pyetje të Shpeshta

A i dëmton pjesët e gomës apo plastikës?

Është jo korroziv dhe nuk dëmton gomën apo plastikën, megjithatë rekomandohet një test i shkurtër në plastika të ndjeshme.